Historia e pabesueshme e një mesfushori në Angli: Me të njëjtin ekip nga futbolli amator në Premier League

Historia e pabesueshme e një mesfushori në Angli: Me të njëjtin ekip nga futbolli amator në Premier League

21:34, 30/05/2023

Mesfushori i Luton Town, Pelly Ruddock Mpanzu, bëri historinë e futbollit anglez, pasi kaloi nga futbolli amator në Premier League me të njëjtin klub.

Ruddock (29) u bë lojtari i parë në historinë e futbollit anglez që u promovua nga radhët amatore deri në Premier League. Kjo u kurorëzua me një fitore në play-offin e Championsship në jë ndeshje mes Luton-it dhe Coventry-t, në të cilën Hatters fituan një vend në elitë.

Ai e bëri këtë me të njëjtin klub, të cilin askush nuk ka mundur ta bëjë kurrë. Përfaqësuesi i DR Kongos, i cili kaloi akademinë e të rinjve të West Ham, iu bashkua Lutonit në vitin 2013 dhe kaloi ditët më të vështira, por edhe më të bukura në këtë klub.

Vit pas viti, ai ishte pjesë e ngritjes së tyre të bujshme nga ligat amatore deri në Premier League, ku do të luajnë sezonin e ardhshëm.

Image

Udhëtimi filloi në nivelin e pestë amator të futbollit anglez, i quajtur Premier League e Konferencës Kombëtare. Promovimet në Ligën 2, Ligën 1, Championsship dhe tani u pasua me Premier League.

Hyrja e Lutonit në elitën e futbollit anglez do të jetë një freskim i vërtetë, pasi është ngjitja e tyre e parë në Premier League që nga fillimi i saj. Luton luan në stadiumin Kenilworth Road, i cili është më i vogli në historinë e Premier League me një kapacitet prej 10,000 vendesh. Gjithashtu, në stadiumin Kenilworth Road hyhet përmes haustorit të godinës së banimit, gjë që e bën këtë ndërtesë të rëndësishme historike në çdo mënyrë autentike.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco