Portieri i PSG-së në gjendje të rëndë, mesazh prekës i gruas së tij: Mos më lër vetëm…

Portieri i PSG-së në gjendje të rëndë, mesazh prekës i gruas së tij: Mos më lër vetëm…

20:06, 30/05/2023

Sergio Rico, portieri i PSG-së, është që nga dita e diel i shtruar në gjendje të rëndë në spital pas një incidenti në banesën e tij në Huelva. Spanjolli është rrëzuar nga kali dhe më pas është shkelur nga kafsha, duke pësuar trauma të rëndë në kokë.

Ai është transportuar në spitalin e Seviljes dhe raportohet në gjendje të rëndë, por stabël. Një situatë shumë shqetësuese për futbollistin. Së fundmi, ka reaguar edhe bashkëshortja e futbollistit, Alba Silva, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka dhënë një mesazh drithërues.

“Mos më lër të vetëm dashuria ime, pasi të betohem që nuk mundem, nuk di të jetoj pa ty. Po të presim jeta ime, të duam shumë”, ishte mesazhi drithërues i saj për portierin i cili po luan tashmë një ndeshje shumë më të rëndësishme se sa ato në fushën e lojës.

Image

Më pas, ajo publikoi një tjetër mesazh në rrjetet sociale për të falënderuar për mbështetjen e gjerë dhe mesazhet e shumta që kishte marrë nga persona të njohur e të panjohur.

“Faleminderit për të gjithë dashamirësinë tuaj ndaj nesh. Serxhio ka shumë njerëz që e mbështetin dhe është shumë i fortë. Unë nuk kam fjalë për të thënë se si ndjehem”, shkruante ajo. Gazetarja spanjolle më pas u lutej mediave që të mos publikonin lajme të pakonfirmuara për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco