‘Ultras Guerrils’ përgatitet për titullin kampion: E kthejmë në festë madhështore, 90 minuta larg

‘Ultras Guerrils’ përgatitet për titullin kampion: E kthejmë në festë madhështore, 90 minuta larg

11:15, 28/05/2023

Partizani është një hap larg fitimit të titullit kampion pasi në shtëpi do të presë Teutën dhe një triumf e rikthen te suksesi i madh. Java e fundit që u luajt pak ditë më parë, ndryshoi historinë e kampionatit dhe tashmë të kuqtë po përgatiten për festë.

Tifogrupi “Ultras Guerrils” kanë kërkuar mbështetje për ekipin dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ata kërkojnë që të gjithë të jenë me bluza e me shall për të festuar titullin që është vetëm 90 minuta larg.

“Nesër, në shtëpinë tonë ora 16:00 luhet Partizani – Teuta. Ndeshje e cila kurorëzon sezonin aktual dhe na gjen një hap larg titullit  kampion. Na mbeten vetëm 90 minuta për ti luajtur, shijuar dhe për ti kthyer në një festë madhështore.

Detyrim për gjithsecilin bluza e kuqe, shalli dhe të gjithë bashkë të krijojmë mbështetjen dhe atmosferën për të arritur objektivin final. Hajdeni t’gjith! Forca Partizani”, shkruhet në njoftimin e tifogrupit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco