Benfica thellon rekordin, kampione e Portugalisë për herë të 38-të në histori

Benfica thellon rekordin, kampione e Portugalisë për herë të 38-të në histori

23:05, 27/05/2023

 

Benfica e Lisbonës shpallet për herë të 38-të në histori (mban rekordin) kampione e Portugalisë.

Në ndeshjen e javës së fundit të elitës së futbollit portugez, “Shqiponjat”, që kryesonin me dy pikë më shumë se Porto, mposhtën 3-0 Santa Claran, duke e mbyllur sezonin në kuotën e 87 pikëve, ndërsa Portos së vendit të dytë nuk i vlejti suksesi 3-0 ndaj Vitoria Guimaraes.

Skuadra e tretë portugeze që do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm është Braga, që falë barazimit 1-1 në fushë ne Boavistës la në vendin e katërt Sportingun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco