Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Rodrygo fantastik, dygolëshi i tij i jep fitoren Realit në 'Sanchez  Pijzuan'

Rodrygo fantastik, dygolëshi i tij i jep fitoren Realit në 'Sanchez Pijzuan'

21:10, 27/05/2023

 

Sulmuesi brazilian Rodrygo kthen Realin e Madidit në vendin e dytë në La Liga, duke i bërë presion Atleticos, që luan këtë të diel ndaj Real Sociedadit.

Falë dygolëshit të tij, “Los Blancos” triumfuan 1-2 me përmbysje në fushë ne Sevilllas, me skuadrën andaluziane tashmë të fokusuar te finalja e Europa League-s, ku do të ketë përballë Romën (të mërkurën).

Në “Sanchez Pizjuan” takim u zhbllokua që në minutën e tretë nga Rafa Mir, i cili nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Courtois me një goditje të befasishme brenda zonës, me topin që përfundoi aty ku bashkohet traversa me pingulen.

Pa u mbyllur gjysmë ore lojë, doli në skenë Rodrygo me ekzekutimi ne saktë të një goditjeje të dënimi, duke e lënë të palëvizur portierin Bono.

Në të 69-tën, Rodrygo “vallëzon” mes mbrojtësve të Sevillas dhe shënon golin që përmbysi rezultatin në 1-2.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura (Acuna i Sevillas u ndëshkua me karton të kuq), edhe pse të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të hapur dhe patën mundësi për të realizuar gola të tjerë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco