Lajmi i fundit

ODEON/ Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Oltsen Gripshi zbulon detajet: 13 shtete për...

Roma mendon për finalen e Europa League, Fiorentina fiton me përmbysje në 'Franchi'

Roma mendon për finalen e Europa League, Fiorentina fiton me përmbysje në 'Franchi'

20:39, 27/05/2023

 

Fiorentina mbyll me fitore sezonin përpara publikut të saj, pasi ka mposhtur me përmbysje 2-1 Romën në “Franchi”. Verdhekuqtë mbyllin pjesën e parë në avantazh falë një goli të El Shaarawy dhe kanë mundësi që të thellojnë rezultatin me Solbakken dhe Belottin.

Por në pjesën e dytë skuadra e Italianos arrin të përmbysë gjithçka brenda tre minutave në çastet e fundit të ndeshjes. Jovic barazon shifrat 5 minuta para përfundimit të takimit, ndërsa 3 minuta më pas Ikoné shënon golin e përmbysjes.

Roma vinte me shumë ndryshime në formacion në këtë sfidë, duke menduar më shumë për finalen e Europa League, që skuadra e Mourinhos do të luajë të mërkurën kundër Sevilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco