'Është i duhuri për Napolin', Totti këshillon De Laurentiisin për trajnerin e ri

'Është i duhuri për Napolin', Totti këshillon De Laurentiisin për trajnerin e ri

21:54, 26/05/2023

 

Napoli është në kërkim të një trajneri të ri, pasi me shumë mundësi Luciano Spalletti nuk do të qëndrojë në krye të stolit. Një prej objektivave të Aurelio De Laurentiis është Luis Enrique, dhe një këshillë për të marrë teknikun spanjoll, presidenti i Napolit e merr edhe nga Francesco Totti.

Ky i fundit mendon se Enrique është trajneri i duhur për Napolin. “”Unë mendoj se Luis Enrique është padyshim një trajner për Napolin. Më pëlqen, e respektoj dhe mendoj se mund të bëjë mirë. Ai është një person i mirë, modest dhe i gjendet kujtdo pranë.

Do të ishte lëvizja e duhur për Napolin, është një trajner i madh. Për sa i përket stilit të lojës, është shumë i ngjashëm me Spallettin, por ata ngjajnë gjithashtu edhe në stërvitje. Për mua do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer”, tha ndër të tjera Francesco Totti për Corriere dello Sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco