Tifozët ‘pushtuan’ fushën dhe goditën gjyqtarin Kridens Meta, ja çfarë bënë më pas drejtuesit e Tiranës

Tifozët ‘pushtuan’ fushën dhe goditën gjyqtarin Kridens Meta, ja çfarë bënë më pas drejtuesit e Tiranës

19:01, 25/05/2023

Barazimi 2-2 ndaj Bylisit, i ka hequr Tiranës mundësinë për të mbajtur vendin e parë në klasifikim dhe në javën e fundit do të vendoset titulli kampion.

Ky barazim, i ka nxehur jo pak drejtuesit, futbollistët dhe tifozët e Tiranës.

Skuadra Tiranës u barazua në minutën e 87-të nga Adili me një penallti, por kjo penallti ka shkaktuar polemika te Tirana.

Kështu, drejtuesit kanë vendosur që askush të mos prononcohet para mediave në përfundim të ndeshjes.

Drejtuesit e klubit, përfshirë presidentin Refik Halili apo edhe stafin administrativ e stafi teknik, kanë zbritur në dhomat e zhveshjes dhe kanë qëndruar së bashku me lojtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco