Në prag të largimit nga Tirana, Visar Bekaj drejt një aventure të re në Turqi

Në prag të largimit nga Tirana, Visar Bekaj drejt një aventure të re në Turqi

19:53, 23/05/2023

Portieri Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Tiranës teksa mësohet se ka firmosur me skuadrën turke te Hatajaspor, ekip ky që luajti këtë sezon në elitë por u tërhoq pas tërmetit.

25-vjeçari është gati të provojë një aventurë të re jashtë vendit, për të treguar kështu aftësitë e tij në mesin e shtyllave. Në këtë sezon, ai ka shkëlqyer me pritjet e tij, duke i dhënë shpeshherë fitoren skuadrë së drejtuar nga Orges Shehi.

Ky është viti i 3-të i gardianit te Tirana, pasi u transferua në kryeqytet në vitin 2020 nga klubi i Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco