Zyrtare/ Saka rinovon me Arsenalin deri në vitin 2027

Zyrtare/ Saka rinovon me Arsenalin deri në vitin 2027

18:18, 23/05/2023

Bukayo Saka do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit deri në vitin 2027.

Në një njoftim në faqen zyrtare, klubi i “The Gunners” bën me dije se sulmuesi do të vazhdojë bashkëpunimin me ta edhe për të paktën 4 sezone të tjera.

“Ishte shumë bukur të punoja me të gjithë për të rinovuar kontratën e Bukayo. Bukayo tani është një nga lojtarët më të mirë të rinj dhe ne mezi presim të shijojmë këtë fazë tjetër të karrierës së tij me ne së bashku”, tha drejtori sportiv Edu.

21-vjeçari ka shënuar 14 gola në të gjitha komepticionet në sezonin 2022-2023, si dhe ka dhënë 11 asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco