Lushnja qëndron në Kategorinë e Parë, mposht në finalen e 'Play Out' Valbonën

Lushnja qëndron në Kategorinë e Parë, mposht në finalen e 'Play Out' Valbonën

18:08, 23/05/2023

 

Lushnja vazhdon të qëndrojë në Kategorinë e Parë pasi mposht në finalen e “Play Out” skuadrën e Valbonës e cila u rendit e dyta në Kategorinë e Dytë grupi A. Ekipi i drejtuar nga Dalipi triumfoi me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga Brunild Pepa në minutën e 20-të.

Lushnja është më kërkuese që në minutat e para dhe krijon disa mundësi të mira shënimi, por gjithçka finalizohet vetëm në minutën e 20. Brunild Pepa mposht portierin kundërshtar dhe e çon topin në rrjetë duke fiksuar shifrat në 1-0.

Në pjesën e dytë, Lushnja provon të menaxhojë rezultatin dhe ja del mjaft mirë duke e mbyllur këtë finale me një triumf minimal 1-0. Kështu, Lushnja siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për edicionin e ardhshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco