Mourinho: Seria A është e parregullt

Mourinho: Seria A është e parregullt

17:02, 23/05/2023

Vendimi i Gjykatës së Apelit për heqjen e dhjetë pikëve për Juventusin shkaktoi furtunë në Itali.

Me këtë vendim Juventusi ra nga vendi i dytë në vendin e shtatë dhe tani pyetja kryesore në Itali është nëse Seria A është e rregullt. Nëse e pyet Jose Mourinhon për këtë atëherë përgjigja është se kampionati nuk është i rregullt.

Gjatë këtij sezoni Juventusit iu hoqën 15 pikë, më vonë iu kthyen, kështu që tabela ndryshonte vazhdimisht dhe skuadrat që luftonin për një vend në Ligën e Kampionëve realisht nuk e dinin se ku ishin dhe cili ishte pozicioni i tyre real. Vendimi i fundit për heqjen e dhjetë pikëve është përfundimtar.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ishte i pari që foli për rregullsinë. Portugezi shprehet i indinjuar, pasi në momentin kur Juventusit iu rikthyen 15 pikët, ai hodhi të gjitha kartat e tij në Europa League dhe la pas dore Serinë A, duke besuar se skuadra e tij mund të kualifikohej në Champions përmes kampionatit vendas.

“Mendoj se kampionati nuk është i rregullt, por nuk dua të flas më për të. Preferoj të them se më vjen keq për profesionistët, që punojnë si unë dhe që vuajnë, sepse ndoshta pronarët e klubeve edhe bëjnë gabime”, tha Mourinho.

Roma ka kaluar gjashtë ndeshje pa fitore në Serie A.

“Po të ma kishin thënë këtë vendim para Monzas, para Bolognas, qasja jonë do të kishte qenë ndryshe. Duke ditur që Juventusi po merr pikë, vendosëm të hedhim të gjitha letrat në Europa League. Gjithsesi, më vjen keq për Max Allegrin dhe për lojtarët”, shtoi Mourinho.

Roma do të luajë finalen e Europa League kundër Sevillas më 31 maj në Budapest. Nëse e fiton këtë ndeshje, atëherë sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco