Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Tottenham zgjedh trajnerin e ri dhe i 'rrëmben' objektivin e merkatos Liverpoolit

Tottenham zgjedh trajnerin e ri dhe i 'rrëmben' objektivin e merkatos Liverpoolit

14:42, 23/05/2023

Ky sezon mund të konsiderohet pa frikë si i dështuar për Tottenham. Spurs-at e nisën me pretendime madhore me teknikun Antonio Conte në krye, por shpejt entuziazmi u “shua” dhe skuadra me kalimin e ndeshjeve doli nga të gjitha objektivat sezonal duke detyruar drejtuesit e londinezëve të shkarkonin italianin. Por, asgjë nuk ndryshoi dhe zëvendësuesi i Contes, Christian Stellini përfundoi gjithashtu i shkarkuar me skuadrën që tashmë ka kaluar në duart e Ryan Mason.

Në këtë formë, te Tottenham po punojnë për “timonierin” e sezonit të ardhshëm teksa i preferuari është Arne Slot. Holandezi është aktualisht në krye të Feyenoord madje me këta të fundit sapo u shpall kampion i Eredivisie dhe për këtë arsye drejtuesit holandezë nuk e lënë të largohet pasi kërkojnë me ngulm të vijojnë projektin me 44-vjeçarin.

Gjithsesi, Tottenham po këmbëngul dhe në këtë drejtim po punon edhe agjentja e Slot, Rafaela Pimenta, e cila kërkon të negociojë mes dy klubeve. Në fakt, Slot ka një klauzolë lirimi prej 5 milionë paundësh nga Feyenoord, por që aktivizohet vetëm verën e ardhshme.

Ndaj, për ta liruar nga detyrimet me holandezët, Tottenham duhet të paguajë diçka më shumë se dyfishin dhe mund t’ia dalë me ndërmjetësimin e Pimentas. Nëse Slot merr drejtimin e Tottenham, atëherë anglezët do të kalonin në klubet favorite për të nënshkruar edhe me talentin e Feyenoord, Orcun Kokcu i cili është një objektiv i madh i Liverpoolit në merkaton verore teksa kartoni i tij kushton të paktën 40 milionë paund.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco