Vëllai i Cristiano Ronaldos hetohet për mashtrim: Fanellat që shiti konsiderohen si fallso

Vëllai i Cristiano Ronaldos hetohet për mashtrim: Fanellat që shiti konsiderohen si fallso

14:06, 23/05/2023

Vëllai i Cristiano Ronaldos, Hugo Dinarte Santos Aveiro, është akuzuar nga prokuroria e Torinos për mashtrim ndaj një kompanie torineze.

“Corriere di Torino” shpjegon se si “Pegaso” lidhi një kontratë me vëllain e yllit portugez për të bërë uniformat të cilat më pas u konsideruan false dhe përfunduan në qendër të një çështjeje civile.

Kjo pasi grafika ishte e njëjtë me fanellën e Juventusit, por me logon “CR7Museu” si shenjë e vetme të ndryshimit nga origjinalja. Për këtë arsye, ato kosniderohen si kopje që shkel rregullat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco