Serie A/ Dështim me ‘poker’ i Juves, festojnë Empoli dhe Ismajli

Serie A/ Dështim me ‘poker’ i Juves, festojnë Empoli dhe Ismajli

22:58, 22/05/2023

Juventusi bie në fushën e Empolit. Skuadra e Max Allegrit humbi 4-1, duke u dhënë praktikisht fund shpresave për një vend në katërshen e parë në Serie A.

Bardhezinjtë ishin të demoralizuar nga lajmi i dënimit me -10 pikë dhe një gjë e tillë u shfaq në fushë.

Sulmuesi Caputo realizoi dy gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Luperto e Piccoli për vendasit.

Goli i Chiesas pesë minuta përpara fundit, shërbeu vetëm për statistika. Ardian Ismajli e luajti të plotë ndeshjen për Empolin.

Skuadra toskane është ngjitur në kuotën e 42 pikëve, ndërkohë që Juventusi mbetet në vendin e shtatë me 59 pikë, 5 më pak se Milani i vendit të katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco