Mourinho shpërthen pas dënimit të Juves: Kampionat i falsifikuar

Mourinho shpërthen pas dënimit të Juves: Kampionat i falsifikuar

22:50, 22/05/2023

Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Salernitanës në “Olimpico”, sfidë ku Jose Mourinho bëri disa ndryshime në formacion.

“Special One” u ndal pas ndeshjes te dënimi i Juventusit me -10 pikë nga Gjykata e Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit.

Ndërkohë që Prokuroria Federale kishte kërkuar heqjen e 11 pikëve.

“Është tallje për mua të marrësh vesh këtë dënim dy javë përpara fundit të kampionatit. Për të gjithë ne, madje edhe për Juventusin.

Nëse do të më kishin lajmëruar për këtë dënim përpara ndeshjeve ndaj Monzës dhe Bolognas, qasja ime dhe e Romës do të ishte ndryshe.

Ne vendosëm të fokusoheshim totalisht tek Europa League. Më vjen keq për Allegrin dhe lojtarët e Juves.

Kampionat i falsifikuar? Unë mendoj se po, por nuk më pëlqen të flas më për këtë temë. Preferoj të them se më vjen keq për profesionistët që punojnë si unë dhe që paguajnë sepse ndoshta drejtuesit dhe klubet kanë gabuar”, deklaroi Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco