Cikalleshi bën bomberin, vjen goli numër 10 i sezonit në kampionatin e Arabisë Saudite

Cikalleshi bën bomberin, vjen goli numër 10 i sezonit në kampionatin e Arabisë Saudite

22:25, 22/05/2023

Nëse Al Khalej po siguron mbijetesën në elitën e futbollit arab, meritë ka padyshim edhe Sokol Cikalleshi.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, në sezonin e tij të parë në kampionatin e Arabisë Saudite, është bërë protagonist i rezultateve të rëndësishme për klubin dhe sot e ka ndihmuar me gol e asist për pikë të rëndësishme.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Al Uehda, sulmuesi shqiptar la shenjë në pjesën e parë, kur një pasim i kthyer për Morato solli gjuajtjen me të cilën ky i fundit çoi shifrat përkohësisht në 2-0.

Më pas, në minutën e 56-të, Cikalleshi shkroi emrin në listën e golashënuesve të kësaj sfide.

Ai transformoi saktësisht një penallti për të shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 3-1 të duelit, duke arritur kuotën e 10 golave në këtë kampionat, ashtu siç kishte bërë edhe një vit më parë në Turqi me fanellën e Koniaspor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco