Jepet vendimi/ Juventusit i hiqen 10 pikë, mbetet jashtë Europës

Jepet vendimi/ Juventusit i hiqen 10 pikë, mbetet jashtë Europës

20:35, 22/05/2023

Gjykata Federale e Federatës Italiane të Futbollit ka dhënë sot pasdite vendimin për çështjen e plusvalencave të Juventusit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se bardhezinjve u janë hequr 10 pikë nga renditja aktuale në Serinë A.

Tashmë Juventusi ka 59 pikë në renditjen e Serie A, duke zbritur në vend të tetë, jashtë Kupave të Europës.

Gjithashtu Gjykata vendosi të lirojë nga akuzat 7 drejtues të Juventusit, si Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano, për të cilët prokuroria kishte kërkuar 8 muaj pezullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco