Skuadra e luksit, 500 milionë paundë në stol

Skuadra e luksit, 500 milionë paundë në stol

16:30, 22/05/2023

Manchester City arriti të mundte Chelsean me rezultatin 1-0, duke festuar titullin kampion me një fitore e cila, në fakt erdhi nga ekipi i dytë.

Duke qenë se “qytetarët” e kishin fituar titullin një ditë më parë pas humbjes së Arsenalit, trajneri Pep Guardiola mendoi që të aktivizonte futbollistë me më pak minuta teksa lojtarët kryesorë ishin lënë në stol për të shijuar këtë trofe.

Por, stoli i Manchester Cityt kishte një vlerë të jashtëzakonshme.

Plot 500 milionë paundë kushtonin futbollistët që ishin në stol në ndeshjen ndaj Chelseat, vlerë kjo që shumë klube nuk e arrijnë në totalin e vlerës së tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco