Fiorentina-West Ham, emri i arbitrit që do gjykojë finalen e Conference League

Fiorentina-West Ham, emri i arbitrit që do gjykojë finalen e Conference League

15:40, 22/05/2023

 

Spanjolli Carlos del Cerro Grande do të drejtojë finale e UEFA Europa Conference League 2023, ndërmjet Fiorentinës dhe West Ham, e cila do të luhet në “Eden Arena”.

Del Cerro Grande do të gjykojë në finalen e tij të parë në një kompeticion klubesh të UEFA-s.

 

47-vjeçari ka arbitruar pesë ndeshje të UEFA Champions League dhe një ndeshje të UEFA Europa Conference League këtë sezon, duke përfshirë sfidën e dytë të çerekfinales së Championsit të UEFA-s midis Interit dhe Benfica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco