Klopp drejt Serie A, Liverpooli piketon një italian si pasardhësin e tij

Klopp drejt Serie A, Liverpooli piketon një italian si pasardhësin e tij

21:48, 20/05/2023

Jurgen Klopp pritet të mbyllë në fundin e sezonit aventurën fantastike te Liverpooli.

Trajneri gjerman qëndron në stolin e “The Reds” prej tetorit të vitit 2015.

55-vjeçari ka fituar trofe të rëndësishëm në “Anfield”: sidomos titullin që mungonte prej 30 vitesh dhe Champions League.

Emri i Klopp lidhet me stolin e Napolit në Serie A, ndërkohë që drejtuesit e Liverpoolit kanë piketuar një italian si pasardhësin e tij.

I preferuari i drejtuesve të klubit historik është Roberto De Zerbi, i cili po i mahnit të gjithë me futbollin që po praktikon te Brightoni.

43-vjeçari ka zhvilluar një punë shumë të mirë edhe në stolin e Sassuolos, por edhe të Shakhtar Donetsk.

Drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur bisedimet e para me De Zerbin, i cili ëndërron të vijojë karrierën në mitikun “Anfield”.

Pak ditë më parë, Klopp thuri elozhe për homologun italian, ku ndër të tjera tha: “Më pëlqen shumë De Zerbi, Brightoni i tij po luan një futboll të pabesueshëm”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco