Spalletti flet për largimin nga Napoli

Spalletti flet për largimin nga Napoli

19:46, 20/05/2023

Luciano Spalletti ka folur për largimin e mundshëm nga posti i trajnerit të Napolit.

Trajneri vuri në dukje se kjo pyetje nuk duhet t’i bëhet atij, por drejtuesve të klubit.

“Nuk kam marrë oferta nga ekipet e tjera. Të gjitha këto histori janë trillime. Klubi duhet ta sqarojë këtë”, tha Spalletti.

Kujtojmë se këtë vit Napoli fitoi titullin e parë të ligës që nga sezoni 1989-1990.

Kontrata e trajnerit 64-vjeçar me klubin italian është deri më 30 qershor 2024.

Ai është në krye të Napolit që nga vera e vitit 2021.

Më parë, Spalletti drejtoi Romën, Interin dhe Zenitin e Shën Petersburgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco