Aaron Ramsdale rinovon kontratën me Arsenal

Aaron Ramsdale rinovon kontratën me Arsenal

20:17, 18/05/2023

Aaron Ramsdale e ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Arsenalit.

Portieri anglez ka nënshkruar kontratë afatgjatë me “Topçinjtë” deri në vitin 2028.

Ramsdale ishte i jashtëzakonshëm këtë edicion, duke ndihmuar Arsenalin ta arrijë pozitën e dytë në ligë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se po vazhdon të ndërtojë të ardhmen me talentët e mëdhenj të klubit.

“Është e mrekullueshme që po vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë me talentët tanë më të mëdhenj në skuadrën tonë të re”, tha Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco