Përfshirje në bastet sportive, sulmuesi i Brentford pezullohet me 8 muaj

Përfshirje në bastet sportive, sulmuesi i Brentford pezullohet me 8 muaj

18:59, 17/05/2023

Një nga sulmuesit më të mirë të Premier League anglez, Ivan Toney, u pezullua me tetë muaj për shkak të përfshirjes në baste!

Futbollisti i Brentfordit është përjashtuar për tetë muaj nga futbolli për shkak të shkeljes së rregullave të FA duke vënë baste në një ndeshje.

Nëntorin e kaluar ai u akuzua nga federata për 232 shkelje midis 2017 dhe 2021 dhe muajin pasardhës ai u akuzua edhe për 30 shkelje të tjera. Lojtari e ka pranuar fajin për shumicën e akuzave. Përveç pezullimit, ai do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 50 mijë paundësh.

Image

Toney nuk do të lejohet të stërvitet me bashkëlojtarët deri më 17 shtator të këtij viti dhe do të mund të luajë vetëm më 16 janar të vitit të ardhshëm.

Toney është golashënuesi i tretë më i mirë në Premier League këtë sezon me 20 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco