Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Përmbytjet në Itali, anulohet Çmimi i Madh i ‘Emilja Romanjës’ në F1

Përmbytjet në Itali, anulohet Çmimi i Madh i ‘Emilja Romanjës’ në F1

13:57, 17/05/2023

Këtë fundjavë nuk do të ketë garë të Formula 1. Çmimi i Madh i Emilja Romanjës është anuluar për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit në veri të Italisë.

Matteo Salvini, ministri italian i Infrastrukturës, është shprehur se gara mund të shtyhej, por në orën 13:00 u zyrtarizua nga Botërori se gara është anuluar.

“Vendimi merret sepse nuk është e mundur të organizohet gara në mënyrë të sigurt për tifozët dhe ekipet, si dhe është gjëja më e përgjegjshme duke marrë parasysh situatën me të cilën përballen qytetet e rajonit. Nuk do të ishte e përshtatshme të vendosnim më shumë nën presion autoritetet vendase dhe shërbimet e emergjencës në këtë moment të vështirë”, lexohet në komunikatën e F1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco