Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Gjiganti gjerman, klubi i ri i Granit Xhakës

Gjiganti gjerman, klubi i ri i Granit Xhakës

11:55, 17/05/2023

 

Sot u bë e ditur nga “LondonWorld” që Granit Xhaka ka vendosur që të largohet nga skuadra e Arsenalit, në fund të këtij sezoni. Mesfushori me prejardhje kosovare ka vendosur që ta mbyllë kapitullin e tij me Arsenalin dhe të largohet nga “Topçinjtë”, këtë verë.

Ndërkaq, gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka shkruar për Xhakën, ku edhe e ka treguar destinacionin e mundshëm të radhës për mesfushorin 30-vjeçar. Xhaka pritet që të rikthehet në Bundesliga, ku Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e yllit të Arsenalit.

Thuhet se Bayer Leverkuseni mund ta mbyllë një marrëveshje për afro 15 milionë euro me Arsenalin. Në anën tjetër, kushtet personale mes Xhakës dhe Bayer Leverkusenit janë shumë afër për t’u arritur.

Xhaka ka pranuar një marrëveshje katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë te Leverkuseni, deri në qershor të vitit 2027, nëse gjithçka shkon sipas planit. Marrëveshja nuk do të nënshkruhet dhe kompletohet para fundit të këtij sezoni, pasi Xhaka dëshiron të jetë 100% i fokusuar tek Arsenali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco