Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

VIDEO/ Denver-Lakers, spektakël në finalen e parë të Perëndimit në NBA

VIDEO/ Denver-Lakers, spektakël në finalen e parë të Perëndimit në NBA

11:43, 17/05/2023

NBA vazhdo të dhurojë spektakël dhe këtë e tregoi që në finalen e parë të Konferencës së Perëndimit me supersfidën, Denver Nagets-Los Anxhelos Lakers.

Ata që arritën të dilnin me një fitore nga “Ball Arena” ishin Jokiç me shokë të Denver, të cilët triumfuan me rezultatin 132-126, në një sfidë që ishte e luftuar deri në fund.

Basketbollisti që shkëlqeu në fushë ishte Antoni Dejvis me 40 pikë, 3 asiste dhe 10 topa në tabelë, duke u ndjekur nga Nikola Jokiç me 34 pikë, 14 asiste dhe 21 topa në tabelë.

Sa i përket LeBron Xhejmsit, “Mbreti” shënoi vetëm 26 pikë, 9 asite dhe 12 topa në tabelë.

Mbrëmjen e sotme do të luhet finalja e parë e Lindjes mes Boston dhe Miami Heat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco