Milani me risi në sulm dhe në mbrojtje kundër Interit, formacioni i mundshëm

Milani me risi në sulm dhe në mbrojtje kundër Interit, formacioni i mundshëm

15:43, 15/05/2023

Milani pritet të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë pritet të kenë në dispozicion të rikthyerin, Rafael Leao, i cili për shkak të dëmtimit mungoi në ndeshjen e parë, të cilën Interi e fitoi me rezultatin 2-0 të mërkurën e kaluar.

Ylli portugez ka ushtruar rregullisht me skuadrën dhe nuk ndien më dhimbje pasi e tërhoqi muskulin në ndeshjen e Serie A katër ditë para duelit me zikaltrit dhe nuk mundi të rikuperohej.

Ndërkohë, krahas sulmit trajneri Stefano Pioli po mendon të bëjë ndryshime edhe në mbrojtje.

Në vend të Simon Kjaer, në qendër të mbrojtjes mund të luajë gjermani Malick Thiaw, përkrah Fikayo Tomorit.

Në të djathtë do të jetë i padiskutueshmi Davide Calabria, kurse në të majtë Theo Hernandez.

Në mesfushë mund të rikthehet Rade Krunic, ndërsa Junior Messias është favorit ndaj Alexis Saelemaekers në të djathtë në mesfushë.

Brahim Diaz dhe Rafael Leao do të luajnë përkrah qendërsulmuesit Olivier Giroud.

Ndeshja mes Interit dhe Milanit do të luhet nesër mbrëma, me zikaltrit vendës që do të mundohen ta ruajnë avantazhin e krijuar  në sfidën e parë, kurse kuqezinjtë do ta kërkojnë përmbysjen e madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco