Mirlind Daku shpërthen në Slloveni, shënon 3 gola në 16 minuta

Mirlind Daku shpërthen në Slloveni, shënon 3 gola në 16 minuta

19:05, 13/05/2023

Mirlind Daku po shkëlqen në kampionatin slloven, teksa ka shënuar këtë të shtunë tregolëshin e parë me fanellën e Muras.

Sulmuesi 25-vjeçar realizoi 3 gola në suksesin 4-2 të Mura ndaj Gorica, duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikët.

Daku shënoi të parin në të 53-ën me një goditje të bukur brenda zone, ndërsa dy minuta më vonë shënoi dhe të dytin personal.

Sulmuesi nga Gjilani realizoi në të 69-ën golin e tretë personal dhe të katërtin për ekipin e tij, duke i dhënë qetësinë skuadrës së Mura.

Pas kësaj triplete, Daku shkon në kuotën e 18 golave në kampionat, duke iu afruar shënuesit më të mirë të kampionatit Zan Vipotnik (20 gola).

Daku do të tentojë që në javën e fundit të kampionatit të fitojë “Këpucën e Artë” të Sllovenisë, ndonëse do të jetë një mision tepër i vështirë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco