Bundesliga/ Bayerni ‘luan tenis’ me Shalken, 180 minuta larg titullit

Bundesliga/ Bayerni ‘luan tenis’ me Shalken, 180 minuta larg titullit

17:32, 13/05/2023

Kanë përfunduar 5 sfidat e vlefshme për javën e 32-të të Bundesligës gjermane.

Bayerni i Mynihut nuk ka zhgënjyer në shtëpi teksa ka mposhtur me goleadë Shalke 04.

Një ndeshje e dominuar plotësisht nga bavarezët, teksa autorët e golave janë Myler, Kimish, Gnabri, Tel dhe Mazraoui.

Me këtë fitore, bavarezët shkojnë në kuotën e 68 pikëve duke vijuar rrugën drejt titullit.

Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në përfundim të kampionatit, Bayerni ka 4 pikë më shumë se Dortmundi, i cili do të luajë sot në orën 18:30 sfidën e tij me Borusian e Moenchegladbachut.

Në takimet e tjera, Union Berlini ka fituar ndaj Freiburgut me rezultatin 4-2, duke shkuar në kuotën e 59 pikëve në vendin e 3-të.

Frankfurt ka mundur me 3 gola Mainzin dhe Bokum Augsburgun.

Wolfsburg ka marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm përballë Hofenheimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco