Thiago Silva kthehet në Brazil këtë verë?

Thiago Silva kthehet në Brazil këtë verë?

12:08, 13/05/2023

Thiago Silva po luan sezonin e fundit me Chelsea. Mbrojtësi i njohur ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Në verë del lojtar i lirë dhe 38-vjeçari mund të rikthehet në vendlindje.

Tabloidi britanik The Telegraph raporton se braziliani nuk ka hequr dorë nga përfundimi i karrierës së tij te Fluminense, klubi që e ringjalli në vitin 2006 pasi u sëmur nga tuberkulozi te Dinamo e Moskës.

Presidenti i klubit brazilian, Mario Bittencourt dhe Marcelo, i cili u rikthye te Fluminense pas aventurës aspak pozitive tek Olympiacos, po tentojnë ta bindin të rikthehet në shtëpi.

Thiago Silva luan me Chelsea prej gushtit të vitit 2020. Me “Blutë e Londrës” realizoi ëndrrën e madhe të fitimit të Champions League (2021).


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco