Kjo është fanella e re e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, tifozët janë tmerruar nga ngjyra dhe stema e re

Kjo është fanella e re e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, tifozët janë tmerruar nga ngjyra dhe stema e re

10:11, 13/05/2023

Në rrjetet sociale është shfaqur një fanella e re për ndeshjet jashtë fushe, me të cilën Barcelona pritet të luajë sezonin e ardhshëm dhe tifozët e klubit katalanas janë të tmerruar nga pamja e saj.

Kështu, sipas faqes së internetit Footy Headlines, blaugranët sezonin e ardhshëm do të luajë ndeshjet jashtë fushe në të bardha me një stemë të modifikuar të klubit.

Drejtuesit e Barcelonës thuhet se vendosën të përdorin në këtë fanellë stemën e vjetër që klubi mbante nga viti 1975 deri në vitin 2002.

Fanella si mysafir supozohet të jetë e bardhë, gjë që zemëroi tifozët. Domethënë, katalanasit vështirë se mund ta përtypin fanellën e tyre në ngjyrat e Real Madridit, rivalit të tyre më të madh.

Skuadra nga Camp Nou beson se fanella e bardhë do të jetë më e shitura në historinë e klubit dhe se do të bëjë para të mira prej saj.

Mbetet për t'u parë nëse sezonin e ardhshëm do ta shohim me këtë fanellë Lionel Messin, pasi argjentinasit i skadon kontrata me PSG-në, ku me siguri nuk do të qëndrojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco