Zyrtare/ Federata Greke merr vendimin për finalen e Kupës së Greqisë, 'Elbasan Arena' është varka e tyre e shpëtimit

Zyrtare/ Federata Greke merr vendimin për finalen e Kupës së Greqisë, 'Elbasan Arena' është varka e tyre e shpëtimit

09:44, 13/05/2023

Pas shumë diskutimesh dhe një vëmendjeje të gjerë mediatike, Federata Greke e Futbollit ka marrë vendimin përfundimtar sa i përket finales së Kupës së Greqisë. U përfol jo pak për zhvillimin e saj në “Air Albania“, por problemi i vetëm mbetej përplasja e datave mes finales (24 maj) dhe koncertit të këngëtarit Nikos Vertisit (25 maj).

Ndryshimi i datës së kësaj përballjeje nuk u pranua si mundësi nga pala helene, e cila ka vendosur që sfida mes AEK-ut dhe PAOK-ut të luhet në Volos, në stadiumin “Panthessaliko“. Komiteti Ekzekutim i Federatës Greke të Futbollit ka njoftuar gjithashtu se në rast të dështimit të kësaj piste, atëherë varka e tyre e shpëtimit do të jetë “Elbasan Arena“ në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco