Pas 15 vitesh, mesfushori i Atletico Madrid njofton tërheqjen nga kombëtarja e Belgjikës

Pas 15 vitesh, mesfushori i Atletico Madrid njofton tërheqjen nga kombëtarja e Belgjikës

22:06, 12/05/2023

 

Pas 15 vitesh e 130 paraqitjesh për Belgjikën, Axel Witsel i jep lamtumirën kombëtares.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm kam marrë vendimin të tërhiqem nga kombëtarja. Ka qenë një krenari e madhe që kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim për 15 vitet e fundit,”-shkroi mesfushori i Atletico Madrid në “Twitter”.

Më tej ai shtoi dhe arsyet pse ka marrë një vendim të tillë: “Vendosa të largohem që të kaloj më shumë kohë me familjen time dhe të fokusohem te klubi im. Falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë lejuar të eci para me fanellën e Belgjikës. Faleminderit të gjithë trajnerëve të mi, shokëve të skuadrës, për të mos përmendur stafin mjekësor. Faleminderit ju mbështetësve që më keni shoqëruar gjatë 130 paraqitjeve të mia.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco