'Leao do të jetë me Interin', Pioli: Ndeshja me Spezian vendos fatin e sezonit

'Leao do të jetë me Interin', Pioli: Ndeshja me Spezian vendos fatin e sezonit

19:28, 12/05/2023

Leao do të jetë me Interin”, Pioli: Ndeshja me Spezian vendos fatin e sezonit

Milani përballet ditën e shtunë me Spezian në një sfidë që ka vlerë të dyfishtë për kuqezinjtë. Përveç tre pikëve që i duhen në kampionat, për shkak të luftës për një vend në katër më të mirat e Serie A, Stefano Pioli kërkon edhe një përgjigje konkrete në sfidën para derbit të kthimit në Champions League.

Në prag të kësaj ndeshjeje, Stefano Pioli jep një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, ku shpjegon gjendjen e lojtarëve të dëmtuar, si dhe jep një lajm të mirë për tifozët, për një rikthim të mundshëm të Leaos në Euroderbin e kthimit.

“Spezia ka merituar më shumë në ndeshjet e fundit dhe do të jetë një ndeshje delikate duke parë se ata janë në zonën e ftohtë. Duhet të jemi konkretë me rastet dhe të vendosur për atë që duam. Është një ndeshje me një peshë të madhe për kampionatin, edhe për faktin se jemi duke u përgatitur edhe për derbin e kthimit kundër Interit. Për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për derbin, fillimisht duhet të bëjmë një ndeshje të mirë ndaj Spezias.”

“Katër ditët e ardhshme do të jenë deçizive për sezonin dhe nuk jemi aspak të lumtur për paraqitjen në sfidën e parë në Champions ndaj Interit si dhe për rezultatin. Për të arritur në katër vendet e para të Serie A, duhet të fitojmë katër ndeshjet e radhës.”

LEAO DHE FORMACIONI- “Leao nuk do të jetë kundër Spezias, por të dielën mund të rikthehet me grupin dhe të jetë i gatshëm për Interin. Njësoj si ai priten edhe Krunic dhe Junior Messias. Po e vlerësoj me shumë kujdes çdo situatë, por tani ndeshjet luhen me më shumë mendje dhe zemër. Le të kapemi fortë te kjo gjë”, përfundoi Pioli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco