Leao mungon në sfidën e radhës në kampionat, por është gati për derbin ndaj Interit

Leao mungon në sfidën e radhës në kampionat, por është gati për derbin ndaj Interit

17:17, 12/05/2023

 

Gjendja fizike e Rafa Leao është tema kryesore në kampin e Milanit. Një shqetësim muskulor e detyroi portugezin që të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit kundër Interit, por në ndeshjen e kthimit prezenca e tij në fushë nuk vihet në diskutim.

Leao ka kryer stërvitje të personalizuar në prag të sfidës ndaj Spezia në kampionat, rikuperimi i tij është gradual, por Pioli nuk ka ndërmend ta rrezikojë për ndeshjen e radhës në Serie A. Portugezi do të qëndrojë pushim në fundjavë, që të jetë në formën optimale për ndeshjen e kthimit kundër Interit në Champions. Leao është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe deri tani ka shënuar 12 gola në kampionat.

Lajme të mira vijnë edhe nga jashtë fushe në lidhje me portugezin që ka vendosur që të rinovojë kontratën me kuqezinjtë deri në vitin 2028. Është gjetur gjuha e përbashkët mes palëve dhe mungon vetëm firma në kontratë. Mungon vetëm zyrtarizimi dhe çdo ditë mund të jetë e duhura për të hedhur firmën në kontratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco