Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse shkoi Baton Haxhiu në SPAK?

Nora Gjakova, e shtata në Kampionatin Botëror të Xhudos

Nora Gjakova, e shtata në Kampionatin Botëror të Xhudos

17:42, 09/05/2023

Kampionia olimpike, Nora Gjakova, u rendit e shtata në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Doha.

Gjakova shënoi dy fitore, një tjetër e kaloi pa luftë, duke arritur suksesshëm deri në çerekfinale, ku pësoi humbje.

Rrugëtimin drejt medaljes së bronztë e vazhdoi përmes repesazhit, por u ndal nga jugkoreanja, Mimi Huh.

Me vendin e shtatë, Nora arkëtoi 520 pikë olimpike Paris 2024, të cilat e mbajnë në pjesën e sipërme të renditjes olimpike dhe botërore.

Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco