Jo vetëm rënia nga Seria-A, ish-nënkampionia e Europës rrezikon edhe më shumë

Jo vetëm rënia nga Seria-A, ish-nënkampionia e Europës rrezikon edhe më shumë

15:45, 09/05/2023

Sampdoria po përjeton momentet më të vështira në historinë 76-vjeçare të klubit.

Katër raunde para përfundimit të sezonit, Sampdoria humbi të gjitha shanset për të qëndruar në Serinë A dhe është një udhëtar i sigurt drejt ligave më të ulëta.

Në fund të sezonit, Sampdoria mund të grumbullojë maksimumi 12 pikë, ndërsa Verona, e cila është në vendin e 17-të, e fundit që siguron qëndrimin në ligë, zbret me 13 pikë.

Për skuadrën që ishte kampione e Italisë në vitin 1991 dhe nënkampione e Europës një vit më pas, rënia nga Seria A nuk është aktualisht problemi më i madh.

Klubi është në probleme të mëdha financiare dhe në prag të falimentimit dhe mund të kalojë edhe sezonin e ardhshëm në divizionin e katërt, Serie D. Pronari Massimo Ferrero refuzon të shesë klubin dhe, nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, Sampdoria do të luajë në të katërtin nivel të futbollit italian nga sezoni i ardhshëm.

"Ne u përpoqëm të qëndronim në ligë, bëmë më të mirën. E di që tifozët nuk duan ta pranojnë këtë ditë sepse klubi meriton më shumë dhe shpresoj se situata do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë dhashë maksimumin, por nuk mjaftoi”, tha trajneri Dejan Stankovicc, i cili u ul në pankinën e Sampdorias në tetor dhe regjistroi tre fitore, gjashtë barazime dhe 17 humbje në kampionat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco