Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Spalletti: Besova te titulli i Napolit, është një ngjarje historike

Spalletti: Besova te titulli i Napolit, është një ngjarje historike

16:54, 07/05/2023

Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, ka dhënë një intervistë për mediet italiane për fitoren e titullit të Seria A.

Tekniku theksoi se besoi te triumfi, ndërsa më tej shtoi se edhe nëse nuk do ia ishin dalë të siguronin titullin ishte i kënaqur me rrugëtimin e bërë.

“Titulli i Napolit është një ngjarje historike. Një ngjarje nga e cila të gjithë të brendshëm ose jo përfitojnë, në përgjithësi i gjithë futbolli ynë. Nuk pushova asnjë moment së besuari te triumfi, por edhe sikur të mos e kisha fituar do të isha i kënaqur me rrugëtimin.

U ndjeva i pushtuar nga ndjenjat e tifozëve të Napolit, në këtë moment ndihem i kënaqur, i lumtur, i qetë që u kam dhënë kaq shumë lumturi tifozëve të Napolit. Kjo është lumturia e vërtetë, të kesh bërë kaq shumë njerëz të lumtur, duke u dhënë gëzim të gjithë atyre që e duan Napolin”, deklaroi Spalletti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco