FOTO/ Real Madridi fitoi Kupën e Mbretit, Sergio Ramos e uron me trofeun e shkatërruar

FOTO/ Real Madridi fitoi Kupën e Mbretit, Sergio Ramos e uron me trofeun e shkatërruar

16:30, 07/05/2023

Real Madridi arriti të fitonte Kupën e Mbretit në Spanjë, duke mundur me rezultatin 2-1 skuadrën e Osasunës.

Suksesin e skuadrës madrilene, e ka festuar edhe ish-mbrojtësi i saj, Sergio Ramos që aktivizohet me PSG-në në Francë.

Mbrojtësi spanjoll nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ka uruar Real Madridin për trofeun e fituar.

Për të uruar Realin, mbrojtësi ka përzgjedhur një foto shumë origjinale, të krijuar nga dora e tij.

Ai e ka uruar skuadrën me trofeun e fituar pak vite më parë, por të shkatërruar nga autobusi.

Gjatë festës në rrugët e qytetit, Ramosit i ra trofeu nga duart dhe autobusi e shkeli duke i shkaktuar dëme të shumta.

Megjithatë, ajo mbetet ndër Kupat më të veçanta në vitrinën e Realit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco