Realizon golin e 8 sezonal, Çuni afron klubin gjerman me Bundesligën 2

Realizon golin e 8 sezonal, Çuni afron klubin gjerman me Bundesligën 2

15:42, 07/05/2023

Sulmuesi i Shqipërisë U 21, Marvin Çuni ka gjetur sërish rrugën e rrjetës këtë fundjavë në Bundesligën e tretë, ku aktivizohet me klubin e Saarbrucken.

Futbollisti shqiptar erdhi nga stoli dhe në minutën e 85-të shënoi me penallti golin që i dha fitoren 0-1 Saarbruckenin në transfertën ndaj Oldenburg.

Ky ishte goli i 8 sezonal i Marvin Çunit, që po ndihmon klubin e Saarbruckenit të ngjitet në Bundesligën e dytë.

Sulmuesi 21-vjeçar është rritur te Bayerni i Mynihut, klub që ka edhe pronësinë e kartonit të tij, teksa te Saarbrucken është në huazim deri në fund të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco