Kundërshtarët e poshtëruar: Zbulohet pse lojtarët e Osasuna kërkonin të përplaseshin me Vinicius

Kundërshtarët e poshtëruar: Zbulohet pse lojtarët e Osasuna kërkonin të përplaseshin me Vinicius

15:00, 07/05/2023

Futbollisti brazilian Vinicius Junior është shpesh në shënjestër të lojtarëve dhe tifozëve kundërshtarë, veçanërisht për shkak të ofendimeve raciste që ka pësuar së fundmi, por sjellja e tij si kundërpërgjigje ndaj gjithë kësaj nuk është aspak e dëshirueshme dhe normale dhe shembulli vjen nga finalja e mbrëmshme e Kupës së Mbretit kundër Osasuna.

Kështu, mediat spanjolle shkruajnë se lojtari i Realit ka “shfrytëzuar” çdo mundësi të mundshme për të provokuar lojtarët e Osasunas dhe se si e ka ekzagjeruar tregohet më së miri gjatë incidentit në tunel në pjesën e parë, kur kundërshtarët prisnin që të përplaseshin me të.

Lojtarët e Osasuna-s rrethuan Vinicius-in dhe filloi një shtytje, por fatmirësisht u përfshinë shpejt lojtarët e tjerë të Realit, të cilët e larguan nga problemi dhe trajneri Carlo Ancelotti, i cili pengoi lojtarët e Osasuna-s të vazhdonin konfliktin.

Dhe çfarë ndodhi? Siç deklarojnë spanjollët, kamera e kapi brazilianin duke fyer dhe poshtëruar lojtarët e Osasuna në disa raste gjatë ndeshjes, duke pyetur "si do ta fitosh Kupën e Mbretit kur je një klub kaq i vogël". Dhe qartë, thjesht nuk ka asnjë justifikim për një sjellje të tillë, aq më tepër që ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe dikush që për cilësinë dhe reputacionin e tij duhet të jetë model për brezat e rinj.

Ezequiel Avila, lojtari i Osasuna, shpjegoi pas ndeshjes se çfarë ndodhi dhe pse lindi problemi.

"Unë e dua Vinicius si lojtar, ai ka diçka për të treguar në fushë. Por shokët e tij dhe trajneri duhet ta vënë në dukje kur ai gabon. Unë u zemërova për atë që tha," tha lojtari i Osasuna.

Se sa gjithçka doli jashtë kontrollit është treguesi më i mirë se Vinicius doli në pjesën e dytë i shoqëruar nga trajneri Carlo Anlocetti, i cili e mbajti nga supi, e çoi përmes tunelit dhe e këshilloi.

Për të mos qenë e gjitha kjo nga repertori i sjelljes së vrazhdë të këtij braziliani, ai bëri përpjekje edhe para ndeshjes kur nuk pranoi të shkonte me lojtarët e tjerë drejt gjyqtarëve dhe t'u shtrëngonte duart para fillimit të ndeshjes.

 

Kujtojmë edhe një herë Reali fitoi mbrëmë me rezultat 2-1 dhe të dy golat i shënoi Rodrygo. Ky është trofeu i tyre i parë në Kupën e Mbretit pas nëntë vitesh dhe i 20-ti në përgjithësi në histori.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco