Juventus triumfoi në Bergamo dhe u ngjit në vendin e dytë në Serie A

Juventus triumfoi në Bergamo dhe u ngjit në vendin e dytë në Serie A

14:42, 07/05/2023

Futbollistët e Juventusit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Atalantës, në xhiron e 32-të të Serisë A.

Samuel Iling-Junior kaloi Juven në epërsi në minutën e 56-të dhe rezultatin përfundimtar e shënoi Dusan Vlahovic në minutën e nëntë shtesë të pjesës së dytë.

Kështu, Juventus u ngjit në vendin e dytë dhe tani ka 66 pikë, dy më shumë se Lazio, që humbi ndaj Milanit 2-0 të shtunën.

Me të njëjtin rezultat, Interi fitoi ndaj Romës dhe tani është në vendin e katërt, vetëm një pikë prapa Lacios. Atalanta, për të cilën Berat Gjimshiti luajti deri për 90 minuta, humbi shumë në garën për Ligën e Kampionëve, pasi Interi është tani pesë pikë prapa. Roma është në të njëjtën situatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco