Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Shumë i ‘ri’ për të dalë në pension: Iniesta do të largohet nga Kobe, por jo nga futbolli

Shumë i ‘ri’ për të dalë në pension: Iniesta do të largohet nga Kobe, por jo nga futbolli

15:03, 06/05/2023

Futbollisti legjendar spanjoll Andres Iniesta do të largohet nga radhët e japonezëve të Kobe-s për saktësisht një muaj, më 6 qershor.

Në atë datë, një nga mesfushorët më të mirë në histori do të veshë për herë të fundit fanellën e Kobe, në një ndeshje miqësore kundër Barcelonës.

Pas transferimit nga Barcelona te Kobe pesë vjet më parë, Iniesta vendosi të ndërpresë kontratën para kohe, e cila është e vlefshme deri në fund të janarit 2024.

Iniesta për pesë ditë do të mbushë 39 vjeç dhe shumë e interpretuan vendimin për zgjidhjen e kontratës si tërheqjen nga futbolli.

Megjithatë, Iniesta synon të luajë edhe në moshën 40-vjeçare dhe tashmë ka nisur të dëgjojë oferta për të vazhduar karrierën. Destinacionet e mundshme për lojtarin që ka fituar gjithçka për të fituar janë MLS dhe disa nga klubet e pasura arabe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco