Festa e Napolit kthehet në tragjedi, një 26-vjeçar vritet me armë zjarri dhe disa të plagosur

Festa e Napolit kthehet në tragjedi, një 26-vjeçar vritet me armë zjarri dhe disa të plagosur

09:41, 05/05/2023

Napoli u shpall kampion në Serinë A pas 33 vitesh pritje. Pas përfundimit të ndeshjes, shumë tifozë napolitanë u futën në fushë për të festuar, por ultrasit e Udineses iu prishën festën.

Ata u futën në fushë, teksa dhunua me rripa dhe grushte disa prej tifozëve të Napolit, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe, teksa u desh ndërhyrja e policisë që situata të mos përshkallëzonte edhe më shumë.

Sipas njoftimit të policisë, kanë mbetur të plagosur 8 tifozë napolitanë, teksa dy prej tyre ndodhen në spital.

Njëri ka pësuar dëmtim në kokë dhe tjetri frakturë në këmbë.

Ndërsa një 26-vjeçar, Vincenzo Kostanzo, ka humbur jetën pasi u plagos nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Piazza Volturno”. Ai u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco