Pas 33 vitesh Napoli u shpall kampion i Italisë dhe fitoi Scudetton e tretë

Pas 33 vitesh Napoli u shpall kampion i Italisë dhe fitoi Scudetton e tretë

22:47, 04/05/2023

Lojtarët e Napolit u shpallën kampionë të rinj të Italisë pasi barazuan 1-1 në transfertë ndaj Udineses në javën e 33-të të Serisë A dhe kështu fituan Scudetton e parë pas 33 vitesh.

Napolitanëve u mjaftoi një pikë për të konfirmuar titullin, ndaj tashmë kanë një avantazh të paarritshëm prej 16 pikësh ndaj Lacios pesë raunde para përfundimit të kampionatit.

Megjithatë, Udinese e hapi mjaft mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 13-të dhe u duk se festa e napolitanëve mund të zgjatej edhe më shumë.

Të mos ndodhte kjo gjë u kujdes brilanti Osimhen, i cili në minutën e 53-të realizoi për 1-1 dhe në fund të dyja skuadrat u kënaqën me shpërndarjen e pikëve dhe mund të fillonte festa e madhe e skuadrës nga Napoli.

Napoli ka qenë më parë kampion i Italisë në vitet 1987 dhe 1990 të udhëhequr nga i madhi Diego Maradona dhe kanë në vitrinën e tyre edhe gjashtë trofe të Kupës së Italisë dhe dy Superkupa.

Në skenën evropiane, ata arritën suksesin e tyre më të madh në vitin 1989, kur fituan Kupën e atëhershme UEFA (Ligën Evropiane).

Rezultati dhe golashënuesit:

Udinese - Napoli 1-1 (Lovrić 13' / Osimhen 53')

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco