13 lojtarë dalin në shitje, në 'listën e zezë' të Manchester United ka shumë emra të njohur

13 lojtarë dalin në shitje, në 'listën e zezë' të Manchester United ka shumë emra të njohur

22:36, 04/05/2023

 

Manchester United ka një “listë të zezë”, aty ku janë shkruar emrat e lojtarëve që pritet të largohen nga skuadra me përfundimin e këtij sezoni.

“Djajtë e kuq” kanë filluar të mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm dhe synojnë që të lirohen nga disa lojtarë që nuk konsiderohen më pjesë e projektit. Janë plot 13 futbollistë, mes tyre disa që paguhen shumë dhe nuk kanë bindur me performacat në fushë, që duhet të gjejnë një skuadër të re sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave angleze të parët në listë janë Harry Maguire dhe Donny van de Beek, por “të padëshiruar” janë edhe Anthony Elanga, Eric Bailly, Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka, Brandon Williams, Anthony Martial, Facundo Pellistri, Amad Diallo, Victor Lindelöf, Phil Jones dhe Scott McTominay. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco