Presidenti i Federatës Braziliane: Ancelotti është objektivi ynë i parë

Presidenti i Federatës Braziliane: Ancelotti është objektivi ynë i parë

22:35, 04/05/2023

E ardhmja e Carlo Ancelottit si trajner i Real Madridit mbetet e pasigurt në prag të sezonit të ri, pavarësisht se trajneri italian është i lidhur me kontratë deri në verën e vitit 2024.

Kohët e fundit ka pasur shumë raportime që kanë të bëjnë me emrin e 63-vjeçarit.

Pas largimit të Tite pas përfundimit të Botërorit në Katar, Brazili është në kërkim të një tekniku.

Ndoshta gjatë gjithë kësaj kohe nuk është konfirmuar asgjë nga Seleçao, por me deklaratat e sotme për “BeIN Sports”, presidenti i Federatës braziliane zbuloi se Ancelotti është objektivi i parë për stolin e kombëtares braziliane.

Në veçanti, Edaldo Rodríguez theksoi ndër të tjera se: “Nuk po them që Ancelotti ka një ofertë nga ne, por po shqyrtojmë nëse dëshiron të vijë. Ne kemi një plan fillestar dhe këtë po e them sinqerisht për herë të parë. Nuk ka kuptim ta fshehësh. Ancelotti është i preferuari ynë për stolin kombëtar”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco