Siguria e Messit dhe Neymarit është në rrezik, PSG ka vendosur të marrë masa

Siguria e Messit dhe Neymarit është në rrezik, PSG ka vendosur të marrë masa

19:06, 04/05/2023

Tifozët e Paris Saint Germain prej ditësh po protestojnë kundër Neymar dhe Lionel Messit në rrugët e qytetit dhe kërkojnë largimin e tyre nga klubi, prandaj ky klub ka vendosur të ndërmarrë një hap radikal.

Grumbullimet para shtëpisë së Neymar tërhoqën vëmendjen e publikut dhe tifozët e pakënaqur të PSG-së kërkuan largimin e brazilianit nga klubi me këngë dhe ofendime. Nuk u kursye as Lionel Messi, i cili prej muajsh është nën sulmin e tifozëve të PSG-së.

Një grup tifozësh kërkojnë largimin e dyshes së lartpërmendur, por edhe drejtuesve të klubit për shkak të pakënaqësisë me mënyrën e drejtimit të PSG-së.

Për shkak të kësaj, PSG vendosi për një lëvizje radikale. Kështu, klubi ka kërkuar zyrtarisht nga agjencitë kompetente praninë e forcave të përforcuara policore para shtëpive të Messit dhe Neymarit, pasi pakënaqësia mund të kulmojë dhe të sjellë probleme edhe më të mëdha për futbollistët e njohur.

 

 

Për të kujtuar, Messi është një lojtar i cili është pezulluar nga PSG që pardje. Klubi i Parisit e pezulloi me dy javë pasi shkoi në Arabinë Saudite pa pëlqimin e klubit.

Kjo ishte vetëm pika e fundit dhe nuk ka më asnjë dyshim që argjentinasi po largohet nga skuadra e PSG-së.

Në të njëjtën kohë, PSG dënoi sjelljen e një grupi tifozësh që u mblodhën para shtëpisë së Neymar dhe kërkuan largimin e tij nga klubi.

"PSG dënon ashpër veprimet e patolerueshme dhe ofenduese të një grupi individësh që ndodhën të mërkurën. Pavarësisht nga dallimet në qëndrime, asgjë nuk i justifikon veprime të tilla. Klubi u jep mbështetje të plotë lojtarëve, stafit stërvitor dhe të gjithë atyre që janë objektivi për këtë sjellje të turpshme”, thuhet në deklaratën e klubit parizian.

 

 

Neymar duket se u është përgjigjur fansave me një mesazh  në Instagram që thotë: "Mos i lini njerëzit t'ju hedhin në stuhinë e tyre, hidhini në paqen tuaj".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco