Presidenti i Chelseat thyen heshtjen: Sezoni skandaloz? Do e zbulojmë se ç’po ndodh

Presidenti i Chelseat thyen heshtjen: Sezoni skandaloz? Do e zbulojmë se ç’po ndodh

12:26, 04/05/2023

Chelsea po kalon një sezon skandaloz, i cili pas blerjeve të shumta që u bënë në merkaton e verës dhe atë të dimrit, tani “Blutë” janë në një luftë për mbijetesë.

Për këtë gjë, vetë presidenti i londinezëve, Tod Bohli, ka zgjedhur të thyejë heshtjen, duke dhënë një intervistë për “Sky Sports”.

Aty ai shprehet se klubi do të fitojë, por do ta zbulojnë se cila është arsyeja që i ndalon ta bëjë këtë.

“Tifozët janë kërkues dhe ata duan të fitojmë. Ne e kuptojmë, pasi dhe ne duam të fitojmë. Unë mendoj se ne po mundohemi të ndërtojmë një projekt të gjatë dhe besojmë se do ta zbulojmë arsyen përse jemi në këtë gjendje. Ne luajmë në kampionatin më të mirë në botë. Jemi në atë që mendoj unë, në qytetin më të mirë në botë dhe je jemi në një lokacion mjaft të favorshëm në qytetin më të mirë në botë”, u shpreh Bohli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco